Pas dëmeve të rënda që tërmetet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, shumë prej jush kanë vendosur që t’i kalojnë netët në makinë.
Edhe në raste të tilla janë disa këshilla të rëndësishme që duhet t’i keni parasysh:
1.Qendroni të lidhur me rripin e sigurimit.
2.Mos kaloni nëpër ura, tek zonat afër liqenit apo hidrocentraleve.
3.Parkojeni makinën në një fushë të madhe të hapur, të parrethuar me ndërsa të larta.
4.Mbrojeni kokën tuaj me duar.
5.Largojeni makinën nga pemët dhe nga ndërtesat e vjetra.
6.Mos harroni të mbani me vete një shishe ujë dhe një batanije.
7.Mbani radion të ndezuar për tu njoftuar me lajmet e fundit.