Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë një tjetër trup të pajetë nga hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shembur plotësisht.
Trupi i Sotiraq Mishajt i pajetë është nxjerrë pas dy ditësh kërkime mes rrënojave.
Kërkimi për 54-vjeçarin është bërë me ngulm edhe nga pronari i objektit i cili ka thënë se viktima ka qenë brenda në momentin kur është shembur ndërtesë.
Ndërkohë dyshohet se ende nën rrënoja të jenë edhe dy persona të tjerë.
g.kosovari