Shqipëria vijon të lëkundet, që prej mëngjesit të 26 nëntorit, kur u regjistrua tërmeti më i fuqishëm i dekadave, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave më të fundit të IGJEUM, në vend janë regjistruar plot 812 pasgoditje, një pjesë e të cilave kanë qenë mjaft të forta. Ndërkohë, IGJEUM sqaron se vetëm gjatë natës së kaluar janë shënuar disa lëkundje, më e madhja me magnitudë 4.4.
Të dhënat e IGJEUM:
Nr. total i pasgoditjeve – 812.
Nr. total i ngjarjeve të lokalizuara-110.
Numri i ngjarjeve të lokalizuara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm – 21, ndër të cilat ngjarja me Magnitudë më të madhe është ajo e orës 22:50:16 ose me orë lokale 23:50:16, me Magnitudë = 4.4 të shkallës Rihter, 4 ngjarje kanë qenë me Magnitudë mbi 4 dhe të tjerat nën 3.8. /e.s/