Kryeministri i vendit Edi Rama në një intervistë dhënë për emisionin “Real Story” në “News 24” të drejtuar nga Sokol Balla tha se strukturat kanë bërë një punë heroike.
Rama u shpreh se falë përkushtimit të ekipeve të shpëtimit të Shqipërisë dhe aleatëve është bërë e mundur të shpëtohen së paku 40 persona, që ishin nën rrënoja.
“Kemi nisur të sistemojmë familjet pranë stadiumit, si dhe në hotelet këtu në bregdet. Ky nuk është tur i thjeshtë dhe po mbaj brenda shumë dhimbje të këtyre njerëzve. Mundohem të nxjerr sa më shumë energji pozitive. Njerëzit janë nën efektin e një goditjeje shumë të fortë. Të shpëtuarit janë në raport të lartë në raport me situatën dramatike.
Një pjesë e të shpëtuarve janë kontribut i miqve tanë. Këta ditë duhet të jemi të gjithë bashkë. Është bërë punë heroike në një situate jo normale. Strukturat ja dolën të shpëtojnë mbi 40 jetë të qytetarëve të bllokuar në rrënoja”, deklaroi Rama. /e.s/