Nga Dritan Hila
Kur bleva shtëpinë, pyeta për ndërtuesin. Më thanë që ishte matjan, quhej Gëzim Kolaveri, ishte inxhinier ndërtimi, dhe gjithë jetën ishte marrë me atë profesion nga inxhinier gavete e deri drejtues ndërmarrjesh ndërtimi. Më thanë se stafin e kishte të gjithë inxhinierë ndërtimi.
Të tillë ishin edhe projektuesit dhe konstruktorët që punësonte.
Ai vetë banon në grupin e pallateve që ka ndërtuar.
E pyeta sot, sa mban, meqë për fat nuk kam pësuar asnjë krisje suvaje (ishalla nuk marr veten mësysh)?
Më tha që e kam përllogaritur deri në 8.5 ballë dhe mos të kisha frikë.
Dmth kur blini, sigurohuni që investitori nuk është trafikant droge apo femrash.
Dhe me këtë rast është koha që shteti t’i krefi gjithë këta lloj investitorësh dhe të hapet një hetim se kush ka bërë ndërtimet e dëmtuara. /e.s/