Tërmeti i pasdites me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter dhe që zgjati disa sekonda ka shkaktuar panik të madh te qytetarët, të cilët janë të tmerruar që prej mëngjesit të djeshëm me lëkundjen më të fortë të dekadave të fundit me magnitudë 6.4.
Një qytetar në zonën e “Myslim Shyrit”, në Tiranë, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, dhe dyshohet se veprimi i tij ka ardhur si pasojë e tërmetit.
Mësohet se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, ndërsa gjendja e tij është e rëndë. /e.s/