Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të djeshëm me magnitudë 6.4, i cili vijon të shoqërohet me paslëkundje të forta, njëra prej të cilave u regjistrua pasditen e sotme me magnitudë 5.3, kanë shkaktuar dëme edhe në Tiranë, përveç Durrësit dhe Thumanës, që janë dy zonat më të prekura.
Si pasojë e këtyre lëkundjeve të forta të tërmetit, një pallat i cili ndodhet tek rruga e Kavajës, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, është mënjanuar nga tërmeti dhe rrezikon të shembet.
Për pasojë, policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka evakuuar banorët, për të shmangur ndonjë tragjedi.
Siç shihet edhe në foto, pallati ka pësur krisje, dhe mund të klasifikohet si mjaft i rrezikshëm për qëndrimin e mëtejshëm në të. /e.s/