Vijon të thellohet tragjedia në Durrës dhe Thumanë, dy zonat më të dëmtuara nga tërmetet.
Sipas mediave informative, tërmeti i pasdites së sotme, me magnitudë 5.3 dhe që zgjati disa sekonda, ka shkaktuar sërish panik të madh në Durrës.
Në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar është shembur një godinë 4-katëshe, që ishte dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i djeshëm. Fatmirësisht brenda godinës nuk kishte asnjë njeri. /e.s/