Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave ka bërë thirrje për solidaritet.
Në një postim në Facebook, Majko shkruan se tërmeti është fatkeqësi ku teknologjia ul kokën para fatit.
Më tej ministri i qeverisë ka publikuar disa numra llogarie, ku fton bizneset, shoqatat dhe qytetarët që të kontribuojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetit.
“Miq, tërmeti është një fatkeqësi ku teknologjia ul kokën para fatit! Solidaritet me familjet e dëmtuara dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave!”, shkruan Majko.
g.kosovari