“Faleminderit Republikës së Kosovës!” Kështu shkuan Presidenti Ilir Meta teksa publikon një fotografi nga ushtria e Kosovës, e cila është nisur në drejtim të Shqipërisë, për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmetet tragjike të orëve të fundit.
Më herët Presidenti Ilir Meta bisedoi në telefon me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku i kërkoi ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura nga tërmetet.
Deri më tani konfirmohen tetë viktima dhe qindra të plagosur.
Lëkundja më e fuqishme e mbi 20-të prej tyre, ishte me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter.