Presidenti Ilir Meta bisedon në telefon me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Presidenti Meta i kërkon ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura nga tërmetet.
Gjashtë viktima u raportuan nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin.
Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.
Lëkundja më e fuqishme e dhjetëra prej tyre, ishte me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter.