Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në Thumanë, tek pallatet e shembura ku është takuar me banorë të zonës. Basha ka inkurajuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe forcat e rendit të bëjnë maksimumin.
Basha ka ndarë me banorët dhimbjen për viktimat nga tërmeti, që ishte tragjik për disa familje në Thumane dhe Durrës.