Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj hëne, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar 73-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin Sukth-Maminas në rrugën dytësore ku një makinë ka përplasur për vdekje të moshuarin, me inicialet B.P.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. /e.s/