Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi është thirrur nga Prokuroria e Tiranës. Thirrja nga Prokuroria për Blushin mësohet se është bërë mesditën e kësaj të hëne.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur në Prokurori zëdhënësi i Presidentit, por 4 ditë më parë ka qenë vetë Ilir Meta i cili bëri një deklaratë të fortë duke thënë se Blushi ishte shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, në mënyrë që të fshinte një reagim që kishte bërë në rrjetet sociale.
Po kështu katër ditë më parë, Presidenca i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë që të verifikojë numrin që sipas tyre i ka bërë presion zëdhënësit Tedi Blushi.
g.kosovari