Një 48 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka përdhuar një 31 vjeçare në banesën e saj në Urën Vajgurore.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 24 nentor, dhe autori Lorenc Canka është prangosur disa orë mē vonë nga policia në banesën e tij,në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen.
Denoncuesja ka deklaruar në polici se burri kishte kohë që e ndiqte nga prapa por ajo nuk mendonte se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk ka bër ë denoncim më parë ndaj tij për “përndjekje”.
“Kishte kohë që më përndiqte nga pas por nuk mendoja kurrë se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk kam bërë denoncim më parë ndaj tij për përndjekje”, mësohet se ka thënë gruaja e re.
31-vjeçarja F.H, jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.
Ndalimi i tij u bë në banesën e tij, në Kuçovë.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’.
g.kosovari