Në Ditën kundër Dhunës ndaj Grave, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të prezantojë paketën e paralajmëruar “AntiKÇK”.
Në ceremoni, Rama tha se bëhet fjalë për një mekanizëm të ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.
“Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit” – shprehet kryeministri.