Dy automjete janë djegur mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku njëra prej tyre është në pronësi të gjykatësit Andri Ymeri.
Gjyqtari Andri Ymeri do të pyetet nëse ka pasur konflikte apo ndonjë kërcenim lidhur me detyrën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Informacionet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas mediave, uniformat blu kanë vënë re se dy persona e kanë djegur automjetin me benzinë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.
/a.r