Ky është momenti tronditës ku makina humb kontrollin e bie nga urë dhe godet disa kalimtarë të rastit. Nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në një rruge në Hyberabad të Indisë humbi jetën një grua dhe u plagosën rëndë gjashtë persona të tjerë.
Në rrugë kishte shumë të pranishëm, që vraponin në drejtime të ndryshme, në përpjekje që të iknin nga aksidenti.
Pamjet e publikuara, tregojnë edhe disa pjesë metalike që shpërndahen nëpër rrugë, por që nuk shkaktuan ndonjë lëndim tjetër. /e.s/