Basketbollisti i Tiranës Bruno Daliu është arrestuar nga policia pas akteve të dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen e kampionatit kundër Teutës. Siç bëjnë me dije blutë e Durrësit 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën për veprën penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv’.
Daliu në ndeshjen e cila u fitua nga Teuta me rezultatin 98-86, në një moment kur arbitri Jurgen Muho ndalo lojën, iu afrua i acaruar dhe më pas e goditi me breshëri grushtesh. Nga goditjet e mara arbitri Muho mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa për të ndaluar këtë akt të shëmtuar u desh ndërhyrja e basketbollistëve të tjera si të Tiranës ashtu edhe të Teutës.
Për këtë veprim Daliu përveç problmeve me ligjin rrezikon të dënohet me përjashtim përjetë nga basketbolli. Ndërkohë materialet për këtë akt të shëmtuar i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /e.s/
daliu tirana basketboll on Vidnews.