Policia paralajmëron drejtuesit e automjeteve se shpejtësia dhe alkooli janë një kombinim i frikshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike.
Ky aks rrugor është mjaft problematik, pasi zakonisht fundjavave, të rinjtë e shfrytëzojnë për të zhvilluara gara të paligjshme duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të qytetarëve të tjerë që përdorin këtë rrugë.
Dy javë më para, këto gara i morën jetën 17 vjeçarit Kristian Vasili, e ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Vijon të ndodhë në akset rrugore që lidhen me Tiranën.
Monitorim, me radarë dhe policë,
Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore.
Patrullat e policisë, po aplikojnë forma te ndryshme kontrolli duke përdorur te gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.
Sauk-Teg-Kashar kontrolle me Radar.
Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.
Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.
Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l
Një kombinim sa i frikshëm aq dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike, një automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, është një rrezik potencial për vete drejtuesin e mjetit dhe këdo që përdor rrugën. /e.s/