Brenda një kapaku CD-je kishte fshehur 400 doza kokainë, të cilat me vlerë tregu kapnin 50 mijë euro.
Policia italiane e komisariatit të Pescia, arrestoi gjatë kësaj të premteje një 27-vjeçar shqiptar, nën akuzën e shpërndarjes së drogës.
Shqiptari i cili ishte me leje të rregullt qëndrimi në Itali, ishte me liri me kusht nga burgu i Pratos, pasi ishte ndaluar më herët për shkatërrim prone.
Ai dilte në mëngjes herët për të punuar në ndërtim dhe rikthehej në qeli në orën 23.00.
Por për shkak se policia pikasi lëvizje të dyshimta të tij teksa i dorëzonte një qese një personi tjetër me precedentë penalë, vendosën që ta kontrollonin.
Fillimisht shqiptari tentoi që të arratisej, por u bllokua në hyrje të shtëpisë, ku dhe ju gjet kutia e CD, brenda së cilës kishte 108 gramë kokainë.
Nga kontrolli në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u gjetën edhe materiale për paketimin e lëndës narkotike. Në ngarkim të tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve.
g.kosovari