Këngëtari Ledri Vula është një nga më të pëlqyerit e momentit, por edhe ndër më simpatikët.
I njohur si këngëtari i hteve, ai ka tërhequr vëmendjen për shkak të disa njollave në lëkurën e tij.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi, të cilat hedhin dyshime se Ledri vuan nga një sëmundje e quajtur Vitiligo.
Kjo sëmundje konsiston në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës, duke e bërë të bardhë në zona të ndryshme, kryesisht në duar, fytyrë dhe në këmbë.
Vitiligo është sëmundje kronike, jo ngjitëse, nga e cila vuajnë deri në 2% e njerëzve në botë. Megjithatë një gjë e tillë nuk është e konfirmuar nga këngëtarit, mirëpo fotot tregojnë qartë sinjalet e një sëmundje të tillë.
Sëmundja e Vitiligo njihet si sëmundje e pashërueshme, e cila me kalimin e viteve çon në zbardhjen e zonave të tëra të lëkurës, por që nuk ka pasoja për jetën, përveçse herë pas herës shkakton kruajtje.
g.kosovari