Në lidhje me ndërtimin që po tentohet të bëhen në fshatin turistik Laguna Blu në bregdetin e Golemit, ka reaguar dhe deputeti socialist Erjon Braçe. Kreu i Komisionit Parlamentar të Eonomisë thekson se është i bindur se leja për Aleksandër Frangajn, që kërkon të bëjë ndërtimin, nuk është dhënë nga Kryeministri Rama, dhe se ai që ka dhënë lejen duhet të shkojë në burg.
Më poshtë postimi i plotë i Braçes në rrjetin social:
“Une e besoj që Edi Rama dhe KKT nuk kanë dhënë leje ndërtimi për çiftin “2S” tek “Laguna Blu”. Por ama dikush duhet te shkoje ne burg! Qeveria thote se leja eshte dhene nga komuna ne nje prone private. Keshtu eshte!! Nje pyetje kam une: Si u fitua kjo pronë?!
Me ligjet klienteliste te Sali Berishes u dha e drejta qe per keto vilat e ketyre te shitet trualli nen vile dhe nje siperfaqe funksionale. Ne ligj eshte e qarte se cfare quhet “siperfaqe funksionale”. Cifti “2S” nuk ka pronesuar “siperfaqen funksionale” rreth vilave te tyre. Këta kanë pronësuar tokë publike nën kontratë qeraje dhe jashtë përcaktimeve të ligjeve.
E kane bere permes legalizimit te vilave. E thjeshte per t’u gjetur kush duhet te shkoje ne burg, zyrtare shteti dhe perfitues i paligjshem”, shkruan deputeti socialist.