Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në kuadër të planit të masave për fundjavën duke penalizuar mjaft drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Një i ri fierak 29-vjeç është kapur mat nga radarët duke lëvizur me shpejtësi 172 km/h në autostradën Tiranë-Durrës.
“Ky nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Argëtohuni, por mos abuzoni, mos shkelni rregullat e qarkullimit se ne rastin me te mire ju pret policia me pezullim te patentës e ne rastin me te keq ju pret aksidenti” thotë policia në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.