Një fshat në Mal të Zi ka një emër të pa rëndomtë, Japan (serbisht – Japonia) . Ai gjendet në komunën e Andrijevicës, nën malin Komova, në kufi me Shqipërinë.
Si e ka marrë emrin, ende askush e nuk e di me saktësi, e asnjëra nga tri legjendat për krijimin e fshatit malazias Japan, nuk është e bazuar. Në këtë “Japoni” nuk jetojnë as malazezët, as japonezët, as shqiptarët, por vetëm serbët, të cilët siç thotë portali serb 24 sata, janë në luftë me qeverinë e atjeshme për shkak se ajo “i ka ndarë nga Serbia dhe për shkak se atje nuk ka investuar gjë tash e disa vite”.
Është interesant fakti se Mali i Zi ka qenë në luftë me Japoninë e vërtetë, porse paqja është nënshkruar në vitin 2008 në Podgoricë dhe kështu i është dhënë fund luftës 104 vjeçare, njërës nga luftërat më të gjata në historinë e luftimit, e cila në fakt ka qenë vetëm në letër, transmeton Koha.net.
Njëri nga vendësit e fshatit Japan Dragoslav Baboviq nuk e di kur dhe si është krijuar emri i këtij vendi.
“Këtu s’e di as banori më i vjetër si mbeti emri Japan. Babai i ofiqarit ka qenë profesor i historisë e i gjeografisë, as ai nuk e di. Këtu dielli lind së pari në Komova e pastaj në Japan, ndoshta për këtë arsye “, thotë Baboviq.
Në tabelë emri i fshatit është shkruar në cirilikë, e pastaj edhe në gjuhën japoneze, ndërsa në kodër valon flamuri i vendit ku del dielli.
Njëra nga legjendat për krijimin emrit thotë se gjoja njëri nga vendasit e Japanit e ka vrarë një samuraj.