22 nëntori, dita ku u votua me referendum Kushtetuta e Republikës është lakuar vazhdimisht nga presidenti.
Disa javë më parë, gjatë një interviste, Ilir Meta njoftoi se më 22 nëntor do të bëjë publike nismën e tij mbrojtje të Kushtetutës.
“Më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”, tha presidenti.
I pyetur nëse kjo këtë nismë do ta ndërmarrë si Presidenti i Republikës apo do t’i kthehet betejës politike, Meta u shpreh për një aksion që do të përfshijë të gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut.
Sot, mesditën e 22 nëntorit, presidenti shkruan në rrjetet sociale se është koha për referendum të ri.
“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për referendum të ri!, shkruan Meta.
Ai publikon edhe kopertinën e Kushtetuës si dhe foton e tij me ushtarin e Gardës!
/a.r