I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti u pyet nëse Vetëvendosje është afër me PS-në dhe Ramën. Kandidati për kryeministër të Kosovës tha:
“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”.
/a.r