Nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, komuna e Drenasit në bashkëpunim me komunën e Skënderajt, ditën e enjte, më 28 Nëntor, do bëjnë zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.
Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, aktivitet i cili do të shoqërohet edhe me një program artistik.
Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, do të mbahet seancë e përbashkët solemne e komunave të Drenasit dhe Skënderajt.
/a.r