Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në krah të gjyqtarit Besnik Muçi, i cili u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Apelimit, duke thënë se atë e rrëzoi Vettingu i partisë.
Në një postim në “Facebook”, deputeti Maliqi shkruan se e habit ky entuziazëm e gëzim për shkarkimin e gjyqtarit Muçi, i cili sipas tij, ka gjykuar e dënuar bandën më famëkeqe të hakmarrjes në Lushnje, atë të Aldo Bares.
“Kush nuk i sherben dhe nuk i bindet Ramaformes nuk kalon vetingun e Partise.Vetingu i partise rrezoj gjyqtarin e Gjykates Kushtetuese Besnik Muci.Entuzuazmi i Ramaformes ska te ndalur pasohet me gezim te madh nga zevendsi i tij deputeti i Lushnjes z.Brace te cilin e perdori duke e cuar dhe ne gjykaten Durres duke shantazhuar prokurorin Ndoji te cilit ju be atentat dhe po lufton me jeten.
Me habit ky entuziazem e gezim per gjyqtarin Besnik Muci i cili ka gjykuar e denuar banden famekeqe te hakmarrjes ne Lushnje te Aldo Bares ku deputeti i Lushnjes z.Brace i perfaqeson ne zone dhe se di lidhjen qe ka pasi gezimi eshte ne sinkron me kete bande qe zaptoj per vite peshkimin e Divjakes zone e zv.Kryeministit.Skeni pare gje akoma..Kjo eshte drejtesia qe duam👎”, shkruan Maliqi.
/a.r