Dy shqiptarë të cilët bënin pjesë në një bandë hajdutësh të makinave “Range Rover” dhe apartamenteve, janë arrestuar nga policia italiane.
Efektivët e policisë së Varese, vunë në pranga dy shqiptarët të cilët vidhnin kryesisht makina të llojit “Range Roover”, pasi kamerat e sigurisë së aeroportit të Malpensa i kishin filmuar duke vjedhur një makinë.
Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, dy shqiptarët ishin afruar me një makinë të tyre dhe më pas u drejtuan te një makinë tip “Range Rover”, e cila ishte parkuar në vendet e personave që ishin larguar në fluturim, për ta vjedhur më tej.
Pikërisht këto pamje çuan në arrestimin e dy shqiptarëve me moshë 45 dhe 51 vjeç, gjatë kësaj të mërkure, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.
Nga hetimet e kryera rezulton se shqiptarët janë autorë të vjedhjes së së paku pesë makinave “Range Rover” dhe të një “Jaguar”, të cilin e përdornin për kryerjen e vjedhjeve të tjera.
Po ashtu hetimet zbuluan se shqiptarët janë autorë edhe të katër vjedhjeve të kryera nëpër banesa në provincat e Ravenna dhe Brescia, ndërkohë që një person tjetër është ende në kërkim.
g.kosovari