Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërhyri në lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Punto Nuovo Sport Show”, në “Radio Punto Nuovo”, teksa ka folur për Kombëtaren, Hysajn dhe për rinovimin e kontratës së Rejës.
Kualifikueset? “Do të isha i kënaqur nëse do të ishim kualifikuar, futbolli ky është. Ne bëmë mirë në disa ndeshje, më pak në të tjera, ishim të paqartë dhe mblodhëm pikët që merituam. Ne filluam keq me Turqinë, në shtëpi dhe ishim të pa fat në ndeshjen e kthimit. Ne nuk u përqëndruam në të gjitha sfidat, bëmë shumë mirë në ndeshje të caktuara, dhe në të tjera, si ato me Andorrën, shumë më pak”.
Rrezikon Reja? “Ai nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë të mirë. Me siguri ai ka pjesën e tij të gabimeve, si të gjithë ne. Me Andorra është dashur të bëjmë më mirë, e nënvlerësuam, por Reja nuk rrezikon”.
Hysaj? “Ai është lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares dhe kapiteni, ai është 100% i përkushtuar. Meriton më shumë te Napoli, kam parë edhe të tjerët, por në fund të fundit është Ancelotti që vendos. Ai nuk më tha asgjë për kohën te Napoli, ai donte të përqëndrohej në ndeshjet e Shqipërisë. Unë mendoj se ai nuk do largohet, nëse ndryshojnë trajner, do vijë një tjetër dhe do gjejë më shumë hapësirë”.
Napoli? “Unë nuk i di mirë problemet e brendshme, por nga ato që lexoj dhe shoh në televizion, Ançelotti nuk ka më asnjë autoritet në ekip. Ai është një trajner i mirë, nuk ka asnjë dyshim, por kur këto gjëra ndodhin, ai që largohet është trajneri”.
Milan-Napoli? “Bëj tifo përNapolin, jam i interesuar mbi Hysajn. Milani luajti mirë ndeshjen e fundit, mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Napolin./panoramasport
g.kosovari