Një ditë pasi takoi ish presidentin Rexhep Meidani dhe krerët e partive që dogjën mandatet dhe janë jashtë parlamentit, për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi që e ka quajtur dramatike, kreu i shtetit ka pritur ne mesdite ne zyren e tij ish-presidentin Sali Berisha.
Berisha ka qene i perpikte ne orarin e percaktuar, pasi ka mberritur ne Presidence ne oren 12:00 dhe eshte pritur nga kreu i Shtetit.
Nisja e takimit ka qene e hapur per mediat dhe teksa jane ulur, Presidenti Ilir Meta ka theksuar rendesine e takimit, ne vijim te axhendes se nisur qe nje dite me pare te konsultimeve per situaten politike.
Nje dite me pare, kreu i LZHK Dashamir Shehi tha per mediat se kreu i shtetit eshte ne mendimin qe zgjedhjet te behen sa me shpejt e mundur. Sipas kreut të shtetit, vendi ndodhet në një situatë dramatike.
Nderkohe qe po sot, Presidenti Meta takohet me perfaqesues te organizatave te shoqerise civile te angazhuara me monitorimin e zbatimit te Reformes ne Drejtesi.
Mësohet se në këtë takim të rëndësishëm që pritet të mbahet në orën 17:30, do të jenë edhe përfaqësues të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS).
g.kosovari