Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë.
Por duke qenë se gjykimi ishte i shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14, pasi ulet 1/3. Për shoferin Aramndo Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 18 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata, sipas report tv.
Në pretencë prokurori akuzoi se “Arbër Çekaj është i dyshuar edhe për 90 kokainë të kapur në Kolumbi në 2015. Çekaj iku me 25 shkurt 2018 nga pika kufitare Vernicës dhe u fsheh në Kosovë dhe më pas iku në Gjermani. Çekaj bisedoi me Lushajn se cfarë gjeti antidroga në kontenier në Durrës” tha ai, referuar sasinë prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në Maminas.
g.kosovari