Një modele dhe trajnere palestre është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja therjeje dhe është qëlluar me plumb në kokë. Mediat lokale thanë që u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës pasi u përpoq ta kontaktonte por nuk merrte përgjigje.
Në momentin që hyri brenda, kuptoi që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur pasi u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.
Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.
Disa dëshmitarë u thanë autoriteteve lokale një burrë ishte larguar nga shtëpia me makinë të kuqe. Ende po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
/a.r