Kreu i Shtetit po kërkon këshilla nga ish-presidentët. Një ditë pasi takoi Rexhep Mejdanin, burime nga Presidenca njoftojnë se sot radhën e ka Sali Berisha.
Mësohet se Berisha është thirrur në takim në orën 12:00.
Një ditë më parë, teksa postoi në Facebook një foto me Mejdanin, Meta zbuloi se diskutoi me paraardhësin e tij në detyrë për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale.
Nuk ka asnjë konfirmim nëse Berisha do t’i shkojë Metës në zyrë, por për aq kohë sa kanë qeverisur së bashku dhe se ai është pika e dobët e Presidentit aktual, nuk ka asnjë dyshim për pjesëmarrjen në takim.
“Doktorin e kam pikë të dobët” – ishte fraza e Metës kur drejtonte Kuvendin teksa e lejonte Sali Berishën të fliste në foltore përtej kohës së përcaktuar. Por nuk mund të harrohet as përplasja gjatë kohës kur LSI qeveriste me Ramën.
“Unë e kam dhënë një herë dorëheqjen për Shkëlzenin, nuk e jap për herë të dytë” – iu drejtua ish-kryeparlamentari Meta Berishës në seancë, duke i kujtuar 21 Janarin.
Një muaj më parë, Meta i dërgoi Berishës 75 trëndafila në përvjetorin e tij. “Për ju ka vetëm pranverë” – i shkruante ai në kartolinën e urimit.
JavaNews.al / a.r