Policia e Durrrësit thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, duke vënë në pranga një person.
Gjatë pasdites së të martës u bë arrestimi i N. M., 55 vjeç, banues në Durrës.
I ndaluari pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë 41-vjeçarin K. R., banues në Durrës.
Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
/a.r