Dy shqiptarë, prej javësh në shënjestrën e policisë italiane u arrestuan gjatë kësaj të marte, pasi kryen një vjedhje në Villapinta dhe pasi tentuan që të bënin një tjetër vjedhje në Ardenno.
Por shqiptarët dyshohen për disa vjedhje të tjera në zonën e Sondrio.
Policia italiane thotë se bëhet fjalë për dy hajdutë serial dhe konkretisht Gon Bilaci, 45 vjeç dhe Adelajd Dylja 24 vjeç, që të dy me qëndrim ilegal në shtetin fqinj, madje njëri prej tyre me urdhër për të mos shkelur në Itali.
Operacioni për kapjen e tyre u kurorëzua në zonën e Ardenno, teksa shqiptarët kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, por pasi pikasën policinë u arratisën, për tu kapur pas një ndjekje.
Të dyshuarve iu gjet edhe një pistoletë me vete, e cila rezultoi e vjedhur, krahas disa sendeve të tjera.
/a.r