Nga Spartak Ngjela
Komedia Meta vijon…
Meta sot kërkoi ndihmë nga Basha për të marrë armët.
Basha sigurisht që tallet me të, sepse situata e tyre është shumë e rëndë. Kurse Basha ka hallin e tij.
Basha mezi po i rregullon yneret e tij në Amerikë, kurse Meta kërkon luftë me Amerikën dhe Bashkimin Europian!!!
Basha e di mirë çdo të thotë kjo luftë, se e provoi me mbledhjen e molotovëve në protestën e fundit.
Po Meta, a e di këtë?
Meta, në fakt, është në situatën kur nuk kupton dot asgjë.
Kërcënon diplomatët, shpif, dhe me mendjelehtësi mendon se kanceleritë e mëdha perëndimore mund të “tremben”.
Dhe ka filluar të flasë për sovranitetin. Si Enver Hoxha, kur i rrezikohej karrigia.
Por nuk ka asnjë shqiptar që ta përkrahe, me përjashtim të atyre që ka pranë dhe i paguan.
Në fakt, është i trembur, dhe nën klithma frike po kërkon sovranitet për të garantuar pronat dhe paratë e tija.
Këtë sigurisht që e kuptojnë të gjithë shqiptarët, prandaj po e neverisin.
Kurse Uashingtoni sigurisht që qesh me të, se e di madje edhe ku i ka depozitat e parave.
Por, tani që Ilir Meta po bën si i çakallosur, a do ta denoncojë Uashingtoni që edhe shqiptarët t’i dinë bëmat e tij korruptive?