Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Fermentimi”, ka vënë në pranga pronarin enjë fabrike që prodhonte ushjqime e në kundërshim me ligjin.
Nga ana e policisë kufitare në Muriqan, pasditen e kësaj të hëne u bë arrestimi i pronarit të një fabrike me prodhime të konservuara, i cili ishte shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Gëzim Bala, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së tij më 16 tetor, është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Ky aktivitet vijonte edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28 mars 2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
g.kosovari