Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja që iu bë atentat 18 ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit ka lënë spitalin e Durrësit. “I forti” Sukthit, Landi Muharremi doli nga spitali paraditen e djeshme, ndërsa prokurori po gjatë ditës së djeshme, por pasdite. Ndoja ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Landi Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi” u shoqërua me autoambulancë drejt banesës së tij. Ai qëndroi në spital për 18 ditë, për shkak të plagës së marrë në nofull.
Lidhur me këtë ngjarje, nga e cila humbi jetën një person, Andi Maloku (shoferi i Ndojës) dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe “i forti” i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjekur të autorëve.
Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë. Report Tv mësoi ekskluzivisht se nga gjurmët e gishtërinjve të lëna mbi syze nuk është zbuluar vetëm Redjan Rraja, por edhe një i njohuri i tij i shpallur në kërkim, por nuk dihet ende identiteti i tij. /e.s/