Aleatët e Lulzim Bashës kanë mbërritur të parët në Presidencë mëngjesin e sotëm pas ftesës së Metës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar të shkojë vetë, duke dërguar ish-kryetarin e grupit, Petrin Vasilin.
Gjithashtu shkallët e Presidencës i kanë ngjitur kreu i PAA, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Mesila Doda nga PDIU, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Arjan Madhi nga PR-ja.
Pak minuta më pas, në orën 09:05, ka mbërritur në zyrën e Kreut të Shtetit edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ndërsa pas tij i fundit ka arritur vetë Meta, i cili i ka gjetur të ftuarit në Presidencë. /e.s/