Teksa preku sërish çështjen e disa diplomatëve të huaj, që sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje të Ramës, presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi në emisionin “Open” “sulmin” e tyre të përbashkët ndaj Macronit, sa i takon negociatave.
“Po kur dolën të gjithë kundër Macronit. Macroni më tha dhe mua se nuk jam unë bad guy (djali i keq), bëra më të mirën për Shqipërinë, por ata e dinë shumë mirë si është situata reale në Shqipëri.”