Dy të emëruarit dhe të betuarit e Ilir Metës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferrllari rrezikojnë të mbeten në “rrjetën” e Vettingut brenda nëntorit.
Në datë 27 nëntor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim ankimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.
Kjo e fundit nuk ishte dakord me vendimin e Shkallës së Parë të vetingut, që e la pa një vendim përfundimtar. Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kreu rreth një vit hetim në tri kriteret (pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës), doli në përfundimin se Xhaferllari nuk ishte magjistrate e për këtë nuk ishte subjekt i ligjit.
Nga ana tjetër, Xhaferllari, e cila kaloi në filtrat e vetingut në cilësinë e drejtueses së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe shpalljen e një vendimi përfundimtar, që është konfirmimi në detyrë.
Më datë 27.11.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Ardian Hajdari, në cilësinë e kryesuesit; Ina Rama, relatore; dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.
Me date 21 shkarkohet nga Vettingu edhe Besnik Muçi.(TemA)
g.kosovari