Një monument i kohëve moderne që do jetë gjithmonë në hartën turistike të Tiranës. Kështu e ka quajtur Kryeministri Edi Rama “Air Albania Stadium”, gjatë ceremonisë së inugurimit të impiantit më të madh e modern të futbollit në Shqipëri, vetëm pak minuta përpara ndeshjes Shqipëri-Francë.
“E kam pritur këtë moment prej shumë vitesh. E kam dëshiruar prej kohësh mbrëmjen kur kuqezinjtë do të hynin në një shtëpi të denjë,” u shpreh Kryeministri.
“Pa as më të voglin diskutim ky privilegj nuk do ishte i mundur pa disa të tjerë me të cilët forca e ëndrrës për arenën kombëtare na kthyen në nëj skuadër fantastike që realizoi këtë vepër,” shtoi më tej kryeministri, duke vecuar kreun e FSHF, Armando Duka, arkitektin Kasamonti dhe investitorin e kësaj vepre, drejtuesin e kompanisë Alb Star.
“Kjo vepër pa të sharë është sharë shumë ende pa u shfaqur nga Marco Kasamonti , nënvizoi Rama, sic janë sharë në historinë e mundimshme të zhvillimit plot kryevepra. Por historia na ka mësuar se fjalët e tyre i ka marrë era, ndërsa veprat janë ato që mbeten për historinë. Ne kemi më shumë se një stadium fantastik, kemi krijuar dhe një realitet të ri social për Tiranën, një zinxhir të ri hapësirash të reja këmbësorësh,”.
Kryeministri vijoi tu përgjigjej të gjithë atyre që dolën kundër rindërtimit të stadiumit, duke thënë se “disa që e përqeshin këtë stadium kujtojnë se na vënë në pozitë të vështirë me qendrën tregtare, po është e sigurtë se gjenerata e re e stadiumeve kudo në botë synojnë jetën 24 orë që të krijojnë mundësi konsumi dhe të ardhura”.
“Air Albania Stadium” i ri i në trup dhe në ambicie, por mban si pjesë të trupit gjithçka që kishte vlerë historike arkitekturore. Është një monument i kohëve moderne që do jetë në hartën turistike të Tiranës,” e mbylli fjalën e tij Kryeministri Edi Rama.
/a.r