Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për Supersport në përfundim të ndeshjes kundër Francës.
“Nëse nuk do të kishim pësuar ato gola, do të kishim luajtur siç luajtëm në pjesën e dytë. Besoj se jemi një ekip i mirë dhe se po rritemi”, ka thënë ai.
“Kemi treguar se jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë. Nëse nuk duhet të ndëshkohemi që në fillim, do të përmirësohemi. Franca nuk na ka frikësuar, është një kënaqësi të luash kundër kampionëve të botës”.