Bordi i administrimit i fshatit turistik “Laguna Blu” ka bërë një thirrje publike për banorët e fshatit, të cilëve u ka shpjeguar atë që ka ndodhur ditën e sotme, raporton “Tema”.
Në një deklaratë për shtyp shpërndarë pak më parë, bordi i administrimit thotë:
“Te nderuar banorë të kompleksit “Laguna blu”,
Ju njoftojme se qe prej paradites së dites së sotme, e hene, 26 tetor 2015, kompleksi gjendet në një situate të pazakontë.
Porta në krahun jugor të tij është hapur me forcë dhe është hedhur në tokë prej 2 fadromash të shoqëruara prej një grupi njerëzish, të cilet pretendonin se do te fillonin ndërtimin e një objekti në pronësi të shtetasit Aleksander Frangaj në territorin e fshatit ku gjenden terrenet sportive.
Shperthimi i portës ka ndodhur pasi personat jane ndaluar prej rojeve aktuale te fshatit dhe pasi kane hasur në rezistencen e z. Jashar Alushi, i ngarkuar nga Bordi me detyrën e administratorit të fshatit.
Sot terrenet sportive u rrafshuan plotësisht dhe nesër pritet te vijojë puna për hapjen e themeleve të objektit te ri.
Aktualisht fshati është i hapur dhe mbrojtja e tij nga keqberesit, e pamundur të kryhet.
Bordi kërkon ndihmen dhe angazhimin e të gjithëve ju per ta kapërcyer këtë situate të rënde e të paprecedentë”.
GAZETA TEMA