Kreu i shtetit Ilir Meta paralajmëroi një ditë më parë se me nje dekret mund të shpërndante Parlamentin.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot me një mimikë ironizuese presidentit dhe tha shkurt:
“Më kujton atë që ju kam thënë me parë Xhike Qamilin që thoshte që sa të kem këtë e atë katund s’pyes për Francën e Italinë”.
Këto deklarata kreu i qeverisë dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bëri pasi ka votuar në mënyrë elektronike për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit për të cilat po votojnë sot të gjithë anëtarët socialistë.
g.kosovari