Patrullat e policisë dhe karabinierisë do të kalojnë më shpesh rreth ndërtesës në Milano ku jeton trajneri i Interit Antonio Conte. E njëjta gjë do të ndodhë rreth zyrave të shoqërisë Nerazzurri.
Teknikisht flitet për një vigjilencë, nivelin më të lartë të mbrojtjes për një personalitet publik, dhe u krijua pas “kërcënimit”. Ish-trajneri i Juventus dhe Kombëtares i ka mbërritur një zarf anonim në shtëpi, ku kishte brenda edhe një plumb.
Conte mori një letër anonime disa ditë më parë që përmbante një seri kërcënimesh dhe një plumb. Ishte trajneri që thirri policinë dhe nënshkroi një ankesë kundër personave të panjohur, duke depozituar zarfin që kishte marrë. POlicia është paralajmëruar nga tekniku dhe po ndjek me vëmendje tërë historinë, shkruan “Coriere”.
Shumë pak detaje mbi përmbajtjen e kërcënimeve rrjedhin nga hetimi, por nga sa “Corriere” arriti të konstatojë se nuk ka asnjë element në tekstin drejtuar Antonio Conte që mund të lidhë matricën e atyre kërcënimeve me ndonjë mjedis me thellësi kriminale ose në ndonjë skaj ekstrem të mbështetjes së organizuar.
Kjo nuk është hera e parë, që personazhe publike, kryesisht ata të botës së sportit, marrin të tilla kërcënime.
g.kosovari