Papa Françesku ka bërë një deklaratë të fortë gjatë ditës së premte ku tha sot politikanët që shfaqin gjuhë të dhunë kundër homoseksualëve, romëve dhe hebrenjve, i sjellin në mendje Hitlerin.
“Nuk është e rastësishme që nganjëherë ringjallen simbolet e nazizmit”, deklaroi Ati i Shenjtë gjatë një konference në Vatikan për të drejtën penale.
“Kur dëgjoj fjalimin e dikujt që është përgjegjës për rendin ose për qeverinë, më kujtohen fjalimet e Hitlerit në vitet 1934-1936. Persekutimi i hebrenjve, romëve dhe njerëzve me tendenca homoseksuale, është veprim tipik i i kulturës së urrejtjes. Kjo ndodhi në ato ditë dhe sot po ndodh përsëri”, shtoi Papa Françesku.
Megjithatë kreu i Selisë së Shenjtë u tregua diplomat duke mos përmendur asnjë emër vendi apo politikani në kritikat e tij.
g.kosovari