Laurent Simons, belgu 9 vjeçarë është fëmija më i ri i diplomuar në Bachelor.
Simons, me një kuotë inteligjence të barabartë me 145, shumë me e lartë se mesatarja, po përfundon studimet në inxhinieri elektrike në Universitetin e Eindhoven.
Djali me aftësi të rralla arrin të zgjidhë probleme shumë komplekse, që një i rritur me aftësi të zakonshme mund ti zgjidhë në jo më pak se dhjetë javë.
Lëndët e tij të preferuara janë matematika, shkenca dhe aplikacionet teknike.
Në vetëm një vit e gjysmë Laurent ka plotësuar programin e studimeve për të arritur me diplomimin, në moshën 9 vjeçare.
Sipas, ‘The Telegraph’, te Laurent është drejtuar vëmendja e universiteteve më të mira të botës, nga Oxford deri tek kolegjet amerikane.
Në çdo rast, Laurent ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë kur të rritet: ai është i pavendosur midis mjekut, në veçanti kirurgut dhe astronautit. Si të gjithë fëmijët në botë.
g.kosovari